Llesh Murrani Poezi
Llesh Murrani

Tema: Poezi Për Atdheun


Dua Ta Fal Lirine Time

Dua te ja fale kete lirine time te burgosurit
Pas hekurave te fajit te pameshirshem
Femijes qe pritet te linde nje dite
Apo castit me te merzitshem

Dua te ja fal kete lirine time atije qe ka nevoje
Per kete ju them pa pendese se nuk jam i dehur
Me lirine time le te beje cfare te doje
Prape si avull mengjezi ka per tu tretur

Nen te njejten cader jami bashke me dreqin
Po vetem une lagem sa loti fytyres humbet
I gjalle mes njerezve,por emrin nga lista ta heqin
Kjo liria Migjen paska qene bukurija qe vret

Kulles se Babelit jam ngjitur ngadale gur mbi gure
Me kembe mbi koke na shtyn poshte i ligu mbret
Me lirine time i bera Jeruzalemit nje tjeter mure
Pas cdo nate enderra me vesen me humbet

Mbi lirine time te tjeret mbollen si ne ara pa zot
Me fjalen time u tallen si te marre
Roberise i preva deget,por rrenjet nuk ja shkula dot
Jeta shtrihet para meje si nje kaproll i vrare

Kush ka nevoje le te marre lirine time pa para
Ne virgjerine e saje te hedhe epshet me shtazore
Pastaj do pendohem e do shperthej me te qara
Derisa te dale ndonje femije te me marre perdore

- Poezi nga Llesh Murrani



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0