Llesh Murrani Poezi
Llesh Murrani

Tema: Poezi Dashurie


Nuk Ka Me Nate

Sonte nuk mund te shkruaj me vargje
Mbi fleten e bardhe nuk shtrihet asnje poezi
Muzgu i ka mbyllur sonte te gjitha pragjet
Vetem dritarja ime e hapur para meje rri

Kure pashe yjet te zhduken nje nga nje si hije
Me vete thashe , kjo nuk mund te jete me nje nate
Dashuria po pikon mbi rruge si lot femije
Vetmia e tyre teper e gjate

Hapat e mi ndihen akoma nen driten e henes
Aty ku tani heshtja eshte bere mbret
Si qiriu po shkrihem ngadale nga flake e zemres
Dita bashke me vesen u tret

Nuk ka nate,ka vetem pak erresire
Mbushur me drama dashnore e tradheti
Puthjet shperthejne me eren e mire
Betimet qe nuk i nxe dot as varri me i zi

Me laps ne dore nuk shkruaj me asnje fjale
Se hija ime eshte ketu une jam shume larg
Kerkoj rinine time i hypur mbi kale
Te dashurat ti afroj prane nga vargu ne varg

- Poezi nga Llesh Murrani



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0