Lloch
Lloch
Lloch
  • Emri i vërtetë:
  • Gojart Kqiku
  • Vendlindja:
  • Gjilan
{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}


Këndon kryesisht: pop
Lloch është këngëtar i njohur. Gojart Kqiku, i njohur ndryshe edhe me emrin artistik “LLOCH” është aktor dhe këngëtar. Ka lindur në Gjilan, Kosovë. Lloch, sjell vazhdimisht parodi të ndryshme, shumica prej të cilave janë cilësuar të suksesshme dhe pëlqyer gjithmonë nga publiku.

Më datë 12 Nëntor 2017, Lloch publikon videoklipin "M'ka Met". Ndryshe, videoklipi është mjaft kreativ dhe “më ndryshe”.

Më datë 18 Dhjetor 2017, Lloch publikon videoklipin "Qeni". Edhe kjo këngë është një parodi e radhës për realitetin tonë. Në këtë projekt trajtohet përpjekja e vazhdueshme e mashkullit për të bërë për vete një femër. Ndërsa në kuadër të asaj që ndodh përfshihen edhe të gjitha rrethanat anësore. Titulli i këngës aludon te ndjekja e mashkullit ndaj një femre që i pëlqen në kohën e tashme.

Më datë 5 Mars 2018, Lloch publikon videoklipin "Avdushi". Edhe kësaj radhe, vjen një parodi e cila pasqyron realitetin e hidhur në të cilin jetojmë. Pjesë e projektit këtë herë është bërë edhe aktori Ernest Zymberi, i njohur për publikun si ‘Llukmani’ i serialit “O Sa Mirë”. Projekti në fjalë duket të jetë një eksperiencë ndryshe për aktorin e njohur, të cilin për herë të parë fansat kanë mundësinë ta shohin jashtë kornizave të rolit të ‘Llukmanit’.

Më datë 29 Qershor 2018, Lloch publikon videoklipin "Cigarja", i cili është një tjetër pasqyrim i realitetit tonë i ndërthurur në formën satirike. Muzika është punuar nga Paperplane, gjersa për tekstin janë kjdesur vet protagonistës. Xhirimet e klipit janë kryer në qytetin e Beratit, teksa për anën vizuale është kujdesur Albion Fetahu.

Në vitin 2018, Lloch publikon albumin "Albumi".

Më datë 29 Dhjetor 2018, Lloch publikon videoklipin "Hitet Shqip", e cila trajton një temë mjaft aktuale sa i përket muzikës në vend. Kjo parodi muzikore vë në pah të metat dhe realitetin e hidhur të këngëve dhe klipeve shqiptare. Muzika është realizuar nga Tekta Beat, teksa për tekstin është kujdesur vet Lloch. Për masteringun është kujdesur producenti Mixey, gjersa i ftuar special në klip është Lulzim Bucolli. Ana vizuale e projektit i është besuar Boulevard Films.

Më datë 12 Korrik 2019, Lloch publikon videoklipin "Pse Po Ma Then Zemren".

Më datë 16 Tetor 2019, Lloch publikon videoklipin "Shoqet".

Më datë 1 Qershor 2020, Lloch publikon videoklipin "Kush Është Lloch Matranga?".

Më datë 5 Shtator 2020, Lloch publikon videoklipin "Ich Liebe Dich".

Më datë 18 Prill 2021, Lloch publikon videoklipin "Çizmet E Mia".

Më datë 19 Qershor 2021, Lloch publikon videoklipin "Saksia".

Më datë 28 Nëntor 2021, Lloch publikon videoklipin "Valuta".

Në vitin 2021, Lloch publikon albumin "Lloch".

Më datë 15 Prill 2022, Lloch publikon videoklipin "Dhija Me Zile".

Më datë 29 Gusht 2022, Lloch publikon videoklipin "Silikon Valle".

Më datë 29 Dhjetor 2022, Lloch publikon videoklipin "Rozafati". Kënga u orkestrua nga Fatlum Muqolli.

Më datë 29 Prill 2023, Lloch publikon videoklipin "Paske Shku Me Knu Te Dajt".

Më datë 21 Qershor 2023, Lloch publikon videoklipin "Xhelal Sveçla".

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »



Komente 0