Llollo
  • Emri i Vërtetë:
  • Eleonora Musliu
  • Vendlindja:
  • Prishtine 
  • Mosha:
  • 30 Vjeç
  • Ditëlindja:
  • 1 Shkurt 1989
  • Shenja e Horoskopit:
  • ♒ Ujori
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  13

Llollo është këngëtare e njohur. Emri i vërtetë është Eleonora Musliu. Që në moshe të re Llollo u interesua në muzikë dhe duke u inspirur prej kengëtarëve të tjerë te huaj. LLollo ka një talent shumë të veçantë dhe ka perkrahjen nga familja e saj. Ajo është vajze një artiste dhe më heret ka pikturuar shumë bukur. Ajo është bërë e famshme nga Tallavaja e Flori Mumajesit. Kapuç ngjyrë rozë, xhinse të gjera dhe stilin e shpërqendruar të kërcyerit e bën Eleonorën një personazh interesant. Dhe jo vetëm për këto. Në fakt, ajo ka qenë e tillë përderisa syri i Mumajesit e përzgjodhi të jetë pjesë e performancës së tij skenike në “Top Fest 8″. Në qoftë se keni menduar që ajo vajzë është rome, keni gabuar, është tërësisht dorë e bardhë, por nuk ndihet keq edhe po ta quajnë të tillë. Edhe pse është një vajzë që vazhdon studimet për Diplomaci, ajo e do tallavanë, në makinën e saj mund të gjesh edhe tinguj haremi që të përcjellin shpesh adrenalinë në timon.

Ajo thote se: "Jam një vajzë rebele për sa i përket aventurës së jetës. I dua gjërat e reja, dua të përballem me sfida çdo ditë. Si gjë e re dua ta ceki muzikën që e praktikoj gati që 5 vite. E bëj për shkak se më pëlqen dhe pasi u bën të gjithë këngëtar, mbeta vetëm unë, thash hajt se po e provoj çka është të futesh në botën e muzikës. Njihem si Llollo në muzikë. Jam rapiste, përveç rapit provoj edhe zhanre të tjera, sepse mundem t’i bëj dhe i dua."

Në Maj 2009, Llollo merr pjesë në Top Fest 6 me këngën "Komplot".

Më datë 23 Qershor 2014, Ervin Gonxhi publikon videoklipin "Fly", në bashkëpunim me Llollo.

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »