>
BIOSHQIP

Lok Komoni Mban Premtimin E Sjell Klipin “U Kry“

28-12-2016
Ashtu edhe siç kemi paralajmëruar, Loki ka publikuar këngën e re, e cila ka ardhur edhe me videoklip.

“U kry”, mban titullin super balada e Lokit, e cila reflekton një mesazh specifik, madje shumë më ndryshe siç jemi mësuar t'i dëgjojmë së fundmi baladat.
Fatmir Muja është kujdesur për tekstin, ndërsa Bini Nebihu për muzikën. Ndërkaq, një videoklip të bukur i ka punuar produksioni nga Prizreni, ’04 Production’.
Kënga po pritet mirë nga ndjekësit e shumtë të Lokit, ndërsa ajo do të promovohet edhe në televizionet kombëtare e lokale.
Kënga është publikuar në shtëpinë më të madhe shqiptare për shpërndarje në internet, ArkivaShqip.
(Arsim Kolari - Teksteshqip.Com)

Lok Komoni Mban Premtimin E Sjell Klipin “U Kry“