Loranda Fejzullai Poezi
Loranda Fejzullai

Ai Dhe Ajo

Ai dhe ajo
Gjithçka e shndërruan në buzëqeshje
gjithçka e ndanë përgjysmë
Ishin gjysmat e njëri tjetrit
që çdoher mungoi

Ai dhe ajo
ishin pranë njëri-tjetrit
Shumë pranë
Që të ndjehej dhe largësia

Ai dhe Ajo
Çdoherë ishin një
derisa nuk ranë në grackat e vetvetes

Ai dhe Ajo
U bënë viktima të njëri tjetrit
që bota dhe fati ti mbyllnin takimet


Ai dhe ajo
mbetën dy gjysma të ndara
Në një lojë të huaj

Ai dhe ajo...

- Poezi nga Loranda Fejzullai


- U dërgua nga LisaD -


{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0