>
LETERSISHQIP

Kujtim

Sytë e mi etshëm kërkonin sytë e tu
ndër mijëra sy gënjeshtarë

Sërishmi ëndërrova jetën e ndaluar
me ty bashkë në shtratin e agimit të harruar

Të thirra zëheshtur e të thashë:
“Mos u frikëso se nuk mund të të harroj
Ngase aq fort dua!”