>
BIOSHQIP

Lori Ndërron Stil, Bëhet Rokere

20-11-2015
Këngëtarja Lori asnjëherë nuk ka dalë nga stili i saj i të kënduarit në muzikë, ndoshta mund të ketë eksperimentuar me disa elementeve të zhanreve tjera, por gjithmonë duke qëndruar tek ajo rrymë që di të këndojë më së miri. Por s'mund të themi të njejtën gjë edhe për stilin e veshjes së saj. Ndonëse shpesh herë jemi mësuar ta shohim me veshje elegante, Lori së fundmi na ka befasur me një look të saj të ri të cilin e ka postuar në një foto në Instagram. Lori shfaqej me të zeza, çantë të zezë në krah dhe flokë të bardha por që në rrënjë ishin të zeza, taman si një rokere!
(B.A/Teksteshqip.Com)

Lori Ndërron Stil, Bëhet Rokere