TEKSTESHQIP

Luan Zhegu & Ledina Çelo
E Doni Dashurine
Lyrics

Erdha serish i përmalluar
Me pika loti nëpër sy
Në këtë skenë ku kam kënduar
Vetëm për ju

Këndo dhe ti rini me zërin tim
Këndo me zërin tënd për dashurinë
Më jep rininë ti, dashurinë
Ritmin plot magji në këngën time

Një këngë na mbeti pa mbaruar
Na mbeti pezull një deshirë
Një dashuri pa dashuruar
S'u tha një lamtumirë

Ku janë ato që dashuruan
Në mes lendinave në mal
Ku jane vajzat djemtë ku shkuan
Më vjen të qaj...

(refreni)

Njerezit qe defrejnë, yjet qe shkelqejnë
sonte dua t'i shoh
Dhe në gëzime fëmijësh jehon dashuria - o
Ju na falët zemren, ne ju falëm këngen
Tinguj qe s'kanë mbarim
Në këngen time këtë mbrëmje
Jeni ju refreni im

Dhe ju kënduat bashkë me mua
Ne zërin tim plot dashuri
Sa jeten time une ju dua
Ndaj erdha përseri

Dhe bashkë me ju kënduam
Dhe gjetem veten në çdo varg
Ne krahe ëndrrash fluturuam
Shkuam larg...

(refreni)

Njerëzit qe defrejnë, yjet qe shkëlqejnë
sonte dua t'i shoh
Dhe në gëzime fëmijësh jehon dashuria - o
Ju na falët zemrën, ne ju falëm këngen
Tinguj qe s'kanë mbarim
Në këngen time këtë mbrëmje
Jeni ju refreni im

E doni dashurinë - Po!
E doni Shqiperinë - Po!
E doni shpirtin tonë -Po!
Ritmin tonë - Po!

Të këndojmë të gjithë së bashku

Ju na falët zemren, ne ju falëm këngen
Tinguj që s'kanë mbarim
Në këngen time këtë mbrëmje
Jeni ju refreni im
Në këngen time këtë mbrëmje
Jeni ju refreni im...

DËRGOI: