>
BIOSHQIP

Luiz Ejlli: Pas Kthimit Nga Franca, Do T’i Rikthehem Muzikës

10-02-2013
Zeri dhe pjesemarrja e tij ne festivalet shqiptare, i kane munguar per disa kohe publikut shqiptar. Ky eshte kengetari shkodran Luiz Ejlli, i cili edhe pse per pak kohe, nuk ishte prezent neper festivale muzikore, per asnje moment nuk ka menduar te heqe dore nga muzika. “Pa diskutim, fakti qe kam qene jashte Shqiperie gjate kesaj kohe me pune dhe shkolle, me ka penguar pak qe te angazhohem me shume me muzike. Por, tani qe jam rikthyer do te perkushtohem shume me shume per muziken dhe nuk do ta “braktis” per cfaredolloj angazhimi tjeter”, keshtu shprehet Luiz Ejlli pas kthimit ne Shqiperi. Qe nga viti 2011-te, kengetari shkodran qe ka perfaqesuar Shqiperine ne “Eurosong”, mbante postin e Sekretarit te Pare te Kultures dhe Turizmit ne ambasaden shqiptare ne France. Ne nje interviste per suplementin “Koha Tjeter”, Luiz Ejlli rrefen kthimin e tij ne Shqiperi, punen e nisur per kengen dhe klipin e ri, angazhimin e tij ne ambasaden Franceze, si dhe projektet qe do ta ndjekin ne vazhdim. Pas fitores se edicionit muzikor “Ethet e se premtes mbrema”, Ejlli ka fituar cmimin e dyte dhe te parin ne festivalin e fundvitit, nderkohe qe rrembeu cmimin e pare ne 2010-en ne festivalin “Kenga Magjike” me kengen “Sa e shite zemren”. Ejlli eshte i arrire ne karriere, po aq sa ne jeten sentimentale, mjafton te kujtojme ketu lidhjen e gjate qe ka krijuar ai, me vajzen e Kryeparlamentares, Topalli. luizejlli Spektakli “ E diela shqiptare” ne Tv Klan, ju riktheu serish ne skene me disa nga kenget hite. Si u ndjete? Natyrisht qe te jesh ne skene, eshte nje kenaqesi e jashtezakonshme per mua, pas kaq kohesh! Per me teper, rikthimi ne skenen e spektaklit “E diela shqiptare”, me ben te ndihem si te jem ne shtepine time, fale mikpritjes dhe respektit qe me behet, duke nisur qe nga Arditi dhe nga i gjithe stafi i tyre qe organizojne kete spektakel vertete te vecante. Prej disa kohesh i keni munguar skenes shqiptare. A keni ndonje projekt per t’u rikthyer me ndonje kenge apo klip te ri? Pa diskutim, fakti qe kam qene jashte Shqiperie gjate kesaj kohe me pune dhe shkolle, me ka penguar pak qe te angazhohem me shume me muzike. Por, tani qe jam rikthyer do te perkushtohem shume me shume per muziken dhe nuk do ta “braktis” per cfaredolloj angazhimi tjeter. Shpresoj dhe mendoj qe se shpejti te realizoj kenge te reja per klipe, po ashtu te angazhohem neper festivale dhe evente te ndryshme muzikore. A ishte muzika pjesa paresore ne jeten tuaj, apo puna qe kishit marre persiper ne Ambasaden Franceze ju largoi prej saj? Sic theksova, angazhimet e shkolles dhe te punes, pa diskutim qe me larguan pak nga ndjesia e te qenit kengetar. Por, keto detyrime nuk me kane penguar qe te kendoj dhe te gjej kohen qe te perjetoj ato emocione, qe vetem muzika t’i fal ne shume momente. Shume artiste te moshes tende enderrojne t’iu jepen keto mundesi qe ti i preke gjate ketyre dy viteve. Ju ka munguar skena shqiptare, duke ditur qe festivalet jane tribuna e suksesit tuaj? Nuk gjej fjale te pershkruaj ndjesine qe te jep skena, magjia e te qenit kengetar ne vendlindjen tende. Me ka munguar? Shume, sepse gjithmone e kam patur enderr dhe e kam prape, skenen shqiptare. Gjithmone i kam thene vetes qe ne qofte se do te me jepet mundesia te jem ne skene, do bej te pamunduren qe mos te jem me larg saj. Si niste nje dite e zakonshme per Luizin ne ambasade. Cilat ishin prioritet e detyres tuaj? Pa diskutim qe ka qene nje eksperience shume mbreselenese. Jo vetem per faktin se ishte komode ne cdo drejtim, por te flasesh per atdheun tend, ishte nje tjeter emocion qe une jo pak here e kam perjetuar. Puna ishte kenaqesi, mbi te gjitha sepse une kisha te beja me franceze dhe detyra ime ishte qe te flisja per Shqiperine dhe mrekullite natyrore, mbi te gjitha klimen dhe vendet turistike; si plazhet, malet, vlerat muzeale apo arkeologjike, kulturen e vendit tone, te qyteteve te ndryshme te Shqiperise etj. A ka qene e veshtire dhe me sfida posti ne drejtim te kultures shqiptare ne France? Jo! Te prezantosh traditen dhe kulturen shqiptare nuk ishte aspak sfide, per me teper ne nje vend ku vleresohet cdo gje. Qe prej marrjes se cmimit ne “Kenga Magjike”, festivaleve ju ka munguar zeri juaj. Mendoni qe kete vit te jeni prezent ne ndonjerin prej tyre? Pjesemarrja ime ne skene nuk do te mungoje ne asnje cast te jetes sime! Jo vetem per vleresimin qe me eshte bere, por edhe per formulen qe ai ndjek, mendoj te konkurroj kete vit qe sapo kemi hyre, ne edicionin e festivalit “Kenga Magjike”. Cilat jane projektet qe do t’iu ndjekin gjate ketij viti pas ardhjes tuaj ne Shqiperi? Si fillim, kam shume pune per te bere ne Shqiperi! Ne radhe te pare duhet te sistemohem dhe te filloj pak e nga pak te rifitoj ate kohe qe kam qene ne France, duke u marre me shume me muziken. Pastaj cdo gje ia leme kohes. Shpresoj te permbush disa nga projektet qe kam ne mendje!
(Izaura Ndoj Koha Jone)

Luiz Ejlli: Pas Kthimit Nga Franca, Do T’i Rikthehem Muzikës