>
LETERSISHQIP

Rrahje Zemre

Degjoj hapat e tua neper shkalle
Plot dy vjet pasi vdiq im-gjysh
dora e kemba varur jashte krevatit
a thua se kish dashur te ngrihej momentin e fundit.
Kurre s’te kam thene sa fort me rreh zemra
E sa shume e urrej
ate ngjitjen-zbritjen tende neper shkalle;
hip-zbrit, hip-zbrit ne oren dhjete te mengjesit
njesoj si atehere, ime-me, ne Clones-in gjithe mjegull
ate mengjes vere, kur e gjeti te atin pajete.
“Shiko yjet”-kish thene ai
naten e fundit
“Jane gjurmet e Zotit neper qiell”
Ate nate ata kthyen nga nje gote
e me pas, erdh gjumi i thelle.

Ngre syte nga tavani
copezat e mykut ne te gati vezullojne,
ngadalsoj frymarrjen.
Me ne fund hapat e tua neper shkalle, ndalojne.

DËRGOI:
Më shumë nga Luke Morgan