>
BIOSHQIP

Lule Bajra, Së Shpejti Me Këngë Të Re

27-09-2012
Filloi me këngën folklorike duke pasuar me atë popullore dhe zbavitëse. Këngëtarja Lule Bajra momentalisht është e angazhuar në realizimin e një kënge të re të cilën do ta lansoj shumë shpejt.

Kënga e cila ia hapi dyert e suksesit është "Tefik Çanga" e cila këngë u shpërblye para disa vitesh në festivalin "Kosovarja Këndon", ndërsa kënga e cila është lansuar para disa muajve titullohet "Kisha dashtë" e realizuar nga Ilir Berani dhe Ardian Kastrati. "Kam filluar me këngë folklorike, pastaj kam vazhduar me këngë popullore dhe zbavitëse. Jam shumë e kënaqur që adhuruesit e mi po e mirëpresin këngën time" ka thënë ajo për "Zëri".
(K. Bajrami / zeri)

Lule Bajra, Së Shpejti Me Këngë Të Re