Lulzim Cuka Poezi
Lulzim Cuka

Tema: Poezi Për Atdheun


Atdheu Im

Atdheu im
Se të qanin, kur s’të deshnin
Se të duan kur të qeshnin
Batërdi e prangosur
Plagë shpirti i plagosur
Anë më anë e vetmuar
Cep me cep e shkatërruar
E lënë, kështu si mallkim
Ndër sy thahet loti im
Se të merrnin, kur të përbaldnin
Se të pastronin, kur të flaknin
Anëkënd si plaçkë e djegur
Jo ky dhe, nuk është tretur,
Kjo tokë, është e bekuar
Mallkuar qoftë kush e ka harruar
Mallkuar qoftë ai bir shqiptari
Që merr frymë prej tradhëtari.

Se të kishin, sikur të donin
Të dhuronin, e s’të mbanin
Jo atdheu, Jo nuk flaket
As nuk shitet,as nuk falet
Anëkënd e gjakosur
Prej se gjalli e varrosur
Po vajton me mundim
plagë e dhembje mbi trupin tim
Me plumba mbushur rrethuar flakët
Mbi trupin tënd jetojn plagët
nën dheun tënd jan hapur varre
Gurë,lule,lapidare

Se të qanin,kur s’të deshnin
Se të duan,kur të qeshnin
S’është foleja e tradhëtarëve
Por është kulla e të parëve

Se të vrisnin,e s’të mbronin
të rrëzonin,e s’të ngrinin
s’jan shqiptare,por zuzarë
e n’kët tokë kërkojn varr
në gji tradhëtari s’ka me hy
por si pshtyma kan me u pshty
ka me i pshty kjo tokë ky dhe
tradhëtarët pa fe e atdhe.

- Poezi nga Lulzim Cuka


- U dërgua nga Lulzim Cuka -


{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0