>
LETERSISHQIP

Puthja E Mbrëmjes

Natë, dimri bënte ftohtë
Retë, lëshonin shi,
Të ftohtin kthenin në të ngrohtë
Lagështia kthehej në dashuri.

Hënën, kishin mbuluar retë
Mbrëmja s’kish ndriçim
Errësira qëndronte e qetë,
Përpara vështrimit tim.

Gjethet ndaluan fëshfërimën,
Era cuditërisht nuk u ndje
Nata heshti fishkëllimën,
Gjithcka u duk sikur po fle.

Yjet përgjonin hënën,
bashkonin rrezet e dritës,
Hena i dha puthjen mbremjes,
Mbremja ja la puthjen ditës.

DËRGOI: