Lulzim Cuka Poezi
Lulzim Cuka

Tema: Poezi Dashurie


Të Kërkoj

Të kërkoj
ndër petale lulesh
mbase je fshehur ti
të kam humbur
ndër aroma trëndafilash
ndoshta me ke humbur ti
në netët e ftohta të dimrit,
bulëzat e shiut puthin sytë e mi,
ndër sytë e përlotur
qëndron e zhytyr një dashuri
një lule e mbirë
në zemrën time,
çdo natë ujitet
nga lotët e syve të mi,
të zhytem në detra,
të pres në agime,
dallgët të më sjellin tek ti.

Kërkoj,
pas hënës dritën e humbur,
pas yjeve qendroj.
një zemër e thyer,
një shpirt i lodhur
mbrëmjeve të heshtura lotoj,
më kujtohesh ti,
në imazhin e ndjesive të larta
ke gdhendur emrin tënd,
…në ëndrra,
mbuluar me petale lulesh
një dritë rënd.
Lotët u thyen,
në copëza diamantesh,
në medalion,
vendosen emrin tënd,
..lermë të lotoj,
universi, qielli dhe toka
me mua të qaj,
ta shikojn ata sy,
një zemër të mbushur me vaj


Të kërkoj
mbi flladin e lehtë të erës
pas saj rend, vrapoj
nuk mund të ndal hapat,
eci krahët e saj
dua të të përqafoj
Të sodis,
universin e pafundëm,
bukurin tënde,
dua edhe njëherë te shikoj,
nëse nuk mundem
të të gjej diku atje,
këtu dua të të kërkoj,
unë i vetmuar
në këtë shkretëtirë,
të mbushur pa jetë
qëndroj,
në qellin e zymtë,
të pashpresë
mbuluar nga retë gri,
mendoj
Një zemër e mbushur
me lumturi,
brenda saj vetëm ti,
Dashuri

- Poezi nga Lulzim Cuka



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0