>
LETERSISHQIP

Pasi Të Vdes

Cigaren,
do ta pi ta ndez,
me trupin tim ta tres,
pasi të jem larguar,
në varr të kem shkuar,
e mbi varrin tim,
të lë një mbishkrim,
lotë mos më hidhni,
cigaren më dridhni,

ta pi ta ndez,
me trupin tim ta tres
në errësirë i etur,
i tretur,
me dhe i mbuluar,
trupi im shuar,
lule mos më sillni,
cigaren më dridhni

ta pi ta ndez,
me trupin tim ta tres,
zi mos me mbani,
për mua mos qani
e pse jam tretur,
diçka ka mbetur
qirinj mos më ndizni,
cigare mw dridhni

ta pi ta ndez,
me trupin tim ta tres,
mbi dhe mos më kërkoni,
kot mundoni,
jam larguar,
përtej kam shkuar,
mos harroni,
mbi varr cigare me shoni

ta pi ta ndez,
me trupin tim ta tres,
pasi te vdes.

DËRGOI: