>
BIOSHQIP
Biografia
Shkollën tetëvjeçare e mbaroi në Tale Lezhë në vitin 1984. Vazhdoi dhe mbaroi Shkollën e Mesme Bujqësore në vitet 1984-1988. Ka vazhduar dhe mbaruar studimet e larta në Akademinë Ushtarake të Forcave Tokësore "Skenderbej" Tiranë, Dega Artileri Bregdetare në vitet 1988-1992. Ka punuar Oficer në Rregjimentin Bregdetar Lezhë 1992-1994.

Në vitin 1998-1999 ka punuar mësues matematike në Tale Lezhë. Nga viti 1999-2012 emigrant ekonomik në shtetin Helen.

2012-2015 mësues matematikë-fizike në shkolla të ndryshme 9-vjeçare të Qarkut Lezhë. Aktualisht punonjës në IEVP Lezhë.

Anëtar i Klubit të Letrave "Ndoc Gjetja" Lezhë. Ka botuar dy libra me poezi,"I imi Mekat" 2011 dhe "Ndashtë..." 2018