>
LETERSISHQIP

Alibi!

S'di ç'dreqin deshën,perëndeshat e mia,
Pse me pathos hynë tek unë,s'kam idenë?!
Se për to s'isha tjetër,veç si ajo hija,
Që stërgjatet në muzg e ik e merr dhenë.

S'di ç'panë tek unë,s'di ç'u pëlqeu,
Aq sa shpirtin me dëshirë,bëjnë lëmsh,
S'di ç'ish ajo gjë që aq fort i gënjeu,
Të rendnin pas meje,si të lojtura mendsh.

Vijnë perëndeshat,vijnë e shkojnë,
Përditë e më tepër ma shtojnë habinë,
Ndonëse vetveten aq fort torturojnë,
Me asnjë kusht s'ma pranojnë alibinë!