>
LETERSISHQIP

Meditim Konfuz!

Po pres në ankth, lindjen e përëndimit,
Të shkëlqejë, drita e hijes që shtrihet,
Që ta festoj, fitoren e vetmohimit,
Me lotin e shpirtit, që skutave fshihet.

Buzëqesh sa mundet, buza e çarë,
E kënga pa zë, kumbon si asnjëherë,
Heshtja thërret, me të ëmblat fjalë,
Mushkëritë mbushen, pa ajër, në erë.

Mendimi udhëton, pa motor, tren-autobus,
Hyu im bekon…..,meditimin konfuz!