>
LETERSISHQIP

E Pi Kupën

E pi kupën që të dehem,
Të harroj çfarë kam kaluar,
Por kujtimet dot nuk fshehen,
Veç më shtohen kalëruar.

E pi kupën krejt me fund,
Mallkoj kohën me gjithë shpirt,
Që më dha vuajtje e mund,
Vetëm terr e krejt pak dritë.

E pi kupën ëndërruar,
Mbushur plot përplot zeher,
Si jetimi shpirt bekuar,
Që kalon jetën në ferr.

E pi kupën, kupë i thënshin,
Me oreks prej pijetari,
Mbush e zbraz, ment më lënshin!
Me mbarim,sërish së pari.

E pi kupën kurrë mos pifsha,
E mos qofsha, kurrë më mirë,
Kur jeton një jetë me bisha,
Më mirë dehje me dëshirë.

E pi kupën plot me helm,
Me kënaqësi të gënjehem,
Në mos vdeksha si një qen,
Më mjafton veçse të dehem.

E pi kupën që t’vet tallem,
Kupë të madhe,kupë mbretit,
Të mbaj iso, të hedh valle,
Në logun e mjermiletit.

Në një jetë që t’ kall krupën,
Dua, s’dua …. e pi kupën!