>
LETERSISHQIP

Amaneti I Eshtnave!

Kena lind në botë të ashpër, të vrazhdë,
Të shejtuem prej gjithçkaje e asgjasë,
Kena lind me u dashtë e s’jena dashtë,
Jena ba zengjin n’kurriz t’fukarasë.

Kena thanë bota,jena vetëm na,
Pa ju gzua djersës,pa ju gzua mundit,
Kena thanë kena lindë me pas gjithçka,
Veç duke kenë, besnikë të unit.

E tash kur bajmë rezumenë e jetës,
Druhna e thona kjo jetë asht asgja,
Shkojmë der atje në mohim të vetvetes,
Veç mallkojmë fatin pa pra’,pa pra’.

E sot e ksaj dite e mashtrojmë vedin,
Tu e mbush mburoja për me prit heshtat,
E kurrë se plotsojmë,të shenjtë amanetin,
Të vetmin amanet që na lanë eshtnat.

“Në doni dritën e pa mbaruar’
Mbani ne eshtnat unik të bashkuar”