>
LETERSISHQIP

Dashuritë

Dashuritë, si dallendyshet janë dashuritë,
Shkojnë e vijnë, ashtu krahëlehtë,
Aty ku s'pret ndërtojnë shtëpitë,
E gjurmët s'fshihen, se lënë foletë.

Ikja lë pas, shënjat që s'zhduken,
Dorëzim pa kusht, bëjnë perënditë,
Se dashuritë, në tokë nuk futen,
Por mbeten gjallë, në frymë, në shpirt.

Si dallendyshet shkojnë e vijnë,
Se dashuritë, s'kanë lindur nga hiçi,
Sado që koha mendon ti fshijë,
Gjithmonë lënë pas, gjurmë qerpiçi.