>
LETERSISHQIP

Qofsh Mallkuar Jetë Gënjeshtare

Nuk ka netë që nuk mërzitem
nuk ka netë që nuk derdh lotë
po kështu më është shkruar
që të vuaj në këtë botë.

Nuk ka sy që nuk shikon
nuk ka sy që zderdh lotë
pse më duhet me jetu
pa dashuri në këtë botë.

Nuk ka zemër pa u përvluar
nuk ka zemër pa u thy
nuk ka njeri pa vuajtur
tpaktën një herë për dashuri.

Po qna qenka kjo dashuri
me heq dorë prej saj aq lehtë
me heq dorë për shkak të kushteve
që na u kanë dhënë në këtë jetë.

Ah!Kjo dashuri!..
dashuri më vrave mua
pse nuk më le të qetë
e lumtur për të jetuar.

Po qna qenke moj e mjerë kështu?!
Më le të ndarë e shumë larg tij
ah jetë e varfur qofsh mallkuar
se shumë vajza janë shkatërruar.

Ah!Moj varfëri, moj varfëri
shumë njerëz i more në qafë
duke ikur shumë larg nga ti
shumë rini fute brenda n'varr
duke ikur larg nga ti
edhe mua do tmë futësh në thellësi
brenda në terr të zi.

Ah, moj botë gënjeshtare
herë e varfur herë e pasur
i mashtrove shumë djem të ri
i bëre vrasës dashurie.

Ata për një jetë më të mirë
ia vranë zemrat vajzave
po sikur tmos luash ti
do të ishin zbashku
shumë e shumë dashuri,

Që prej lojës tënde
u desh për tu ndarë
sepse edhe zemrën time
ti keq e ke vrarë.

Jo vetëm mua që më le të gjallë
me zemër të vrarë,
por edhe shumë tjerëve
kështu ia ke bërë.

Ah more Zot, Zoti im, merma shpirtin tim
e mos më le kështu,
se pa dashuri smë vyn jeta mu,
mos më le pa të dashurin tim
se jeta pa të ska kuptim.

DËRGOI: