>
LETERSISHQIP

Dita E Kujtimit Nënë

Sot u bënë rrafsh 3 muaj
që ti oj nanë mua më la,
ike pa u përshëndet me mua
as lamtumirë nuk më tha.

Sot këtë ditë e kujtoj
rrafsh 3 muaj që ti sjeton,
rrafsh 3 muaj që më le
rrafsh 3 muaj që u fute nën dhe.

Me mallëngjim të kujtoj
ty oj nanë që kurrë stë harroj.
Ti oj nanë që m'ishe gjithqka
pse ike..
e jetim mua më la.

Jam një jetim i shkretë
një jetim i mjerë
si ti kaloj ditët pa ty oj nanë
si ti kaloj..
si ti kaloj kto dhimbje e këtë pranverë.

Tash si do qel pranvera pa ty
si do t'jetoj
me këto dhimbje e lotë në sy.

Ah moj tokë,pse e gëlltite nënën time
më la si të shkretë
pa përqafime e ledhatime.

Ah dhe i zi i tmerrshëm,i trishtuar
pse e more nënën time brenda teje,
e nuk e la të qëndroj afër meje.

Tash moj nanë e dashur
mua më la vetëm,
vetëm me kujtimet e tua
si harroj fjalët e këshillat e tua.

Se harroj kur më erdhi lajmi i zi
se ti veq më kishe shkuar,
i kishe mbyllur ata sy
për herë të fundit pa më përqafuar..

Më mbetet djegë që edhe një herë
të tkisha parë me sy hapur
tkisha thanë tëdua oj nanë
të dua me zemër e jo për hatër.

Ah nënë,nënë e imja
e dashura që mje
tani vetëm me kujtime nga ti
mua po më le.

Stë harroj kurrë moj e shtrenjta ime,
si harroj kurrë
fjalët e shikimet,
buzëqeshjet e ledhatimet,
ngrohtësinë e përqafimet.

Këto të gjitha do të jenë me mua
kudo që të jem
e kudo që të shkoj
do t jesh gjithmonë me mua
moj nënë e shtrenjtë
e kurrë stë harroj.

DËRGOI: