>
LETERSISHQIP

Smë Paske Dashtë

Pse nuk më ke thënë
pse nuk më ke tregu
se e do një tjetër
e nuk më do mu.

pse nuk më tregove
sa isha me ty
pse nuk më tregove
e tani mle me lotë në sy.

Pse smë the që ishe me tjetrën
e tani me shumë vonesë
ma tregove të vërtetën.

Pse smë the para se të pranoj
pse se kuptova se ti
tjetër vajzë dashuron.

E pse tani
nuk po mundem të harroj
e tash që je larg meje
edhe më shumë të dashuroj.

Pse ditë e natë të kujtoj
atë dashuri që shkoj,
pse smund të rri e qetë
e për të të mos mendoj.

E tanie dua një qetësi
të mendoj vetëm për ty
ti kujtoj ato gënjeshtra
kur më the vetëm ty të deshta.
Ta kujtoj atë tradhëti
ta kujtoj që në zemër më ke thy.

Tani sdua tjetër
vetëm të rri në vetmi
ta kujtoj kohën e kaluar
kohën kur isha me ty.

Po pse more pse
kaq shumë të mendoj
pse e kujtoj atë kohë
që shumë më lëndoj.

Pse tani e kujtoj
atë kohë që më ka vra
a thua jeta në vetmi
është meritë
që gjithqka pë ty kam ba.

Pse trupin e kam të gjallë
kur zemra më vdiq
si mundem unë të të dua
kur ti më the stë dua hiq.

Pse ti kur smë deshte
pse më the jeta ime
a kjo është dashuri për ty
kur më le të vetëm
e kur më le në mendime.

Kur më le të gjallë
e trupin të plagosur
e unë dashurinë
në zemër e ruaj
e ti ke kohë që e ke varrosur.

E unë e kam një plagë
që e ruaj në fshehtësi
e ti me tjetrën del
para syve të mi.

Dashurinë që dikur pata
iku edhe shkoj
tani smë mbetet tjetër
që edhe unë për ty
të mos mendoj,
atë dashuri që më djegi
përgjithmonë ta harroj.

Sepse ishe ti
që dashurinë e varrose
e mua të mjerën
në shpirtë më plagose.

DËRGOI: