>
LETERSISHQIP

E Derdh Lotin E Fundit

Veq më jam vetë.Më braktise mua dhe sytë e mi., për të shkuar në pakthim me tjetër, e dija ende të është e pa njohur, e cila të është e pa zbuluar sikur të isha unë ndonjëherë.
Në fillim ashpër e shtrëngoja dhembjen time, ëndërroja edhe më tej të jesh i imi, i shtriva duart të të prek, ti ishe pjesë e pa shmangshme e ëndërrave të mia.E kërkova atë q5 nuk e kam, ndërsa nuk e kisha atë që e kërkoja.Nuk munde ti mbrojsh shpresat e tuaja të zbrazëta dhe u nise për të re, diqka e pa zbuluar.Në fillim më ishte rëndë.
Vazhdimisht qaja dhe pyetesha pse!
Isha e vetmuar, e pa lëvizshme, e larguar në ty.Ti e depërtove koren e zemrës time dhe e more dashurinë time të sinqertë.
Zemra ime ëndërronte për takim me ty, por thellë në mua diqka më tregonte se është e pa mundshme.
Në ty isha e humbur dhe e robëruar.Më braktise dhe u nise për në rrugën tënde.
Ende nuk kam guxim ti ndëgjoj këngët, të cilët i ndëgjonim sëbashku, nuk kam guxim të ec nëpër rrugët përmes së cilave ecnim sëbashku, nuk kam guxim... Mendoja se do të vajtoj përgjithmonë për ty edhe pse fotografija yte e vetmuar është pjesë e pa shmangshme e zemrës sime.Por kot jam gënjyer.
Pasi që shkove e lirova zemrën prej brengave, gjithqka qka kisha, e lash larg pas meje.
Kuptova se dashuria duhet ti shijoj edhe vuajtjet dhe vetëm ashtu do të ngritet deri në qiell.
Ajo shëndrit si gur i qmuar n5 zjarrin e zemrës së thyer.
Më la ti humb rrugët e mija pa shpresë, por e njihja dinakërinë tënde dhe isha e guximshme duke e frenuar krenarinë dhe dinjitetin personal.
E theva enën e kujtimeve dhe deri sa e shkruaj këtë e derdh lotin e fundit...

DËRGOI: