A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Për Trishtim

E Humbura Dashuri

Nuk dua që të shkoni
ende është një natë e gjatë
çdo moment i joni
do të ndalet në këtë shtrat.

sa të gjata janë orët
kur pranija jote mungon
tjetri të ndalon të vish me mua
apo vetëm ti nuk don.

Ah e dashura ime
të lutem që mos të shkosh
dua si dikur me puthjet e tua
trupin të ma mbulosh.

Kam nevoj për trupin tënd
më mungojnë buzët e tua
dua ta dëgjoj zërin e ëmbël
duke më thën TE DUA i dashur të dua.

Tani ti ndryshove
shpirtin tim e lëndove
jetët tona i helmove
dashurinë e mallkove.

çdo këshillë e imja
ty të dukej e mbrapsht
tani tjetri
vetëm ta bën rrafsh.

Ah e dashura ime
sikur tmë kishe dëgjuar
e mos të kishe shkuar
përqafime e dashuri pa fund
do të kisha dhuruar.

Tani nuk kam faj
se tjetri të la në rrug
është vonë tma dish vlerën
sepse përgjithmonë më ke humb.

- poezi nga Lulzime Rexhepi


- Poezia u dërgua nga Lulzime Rexhepi -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  10





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019