>
LETERSISHQIP

Mike Me Heshtjen

Dikush, kur flisja s’më dëgjonte
tamam vesh shurdh
e ma linte fjalën jetime……
Dikush injorant, me pretendime
me arrogancë e me dhunë
fjalën, ma copëtonte thërrime….

U bëra mike me heshtjen
e fjalët vura mënjanë
kujt t’ja thoja????
Kërkoja një zemër të madhe
o mendimet me shpirt binjak
të kuptohesh ç’të thoshnim, doja.