Më mbaj mend (për 1 muaj)


Tema: Poezi Për Politikën

Bota Digjet, Politika Lëpihet

Botë basen i vdekjesh
Botë plot varre,
Botë plot bisha
Botë plot me hijena!

Botë, gropë e pushtuar
Me terrin e zi shoqëruar,
Botë gropë e helmuar
Prej virusit coptuar!?

Pse një botë e pushtuar
Njerëzimi kërkon lirinë!
Sa do jemi të raskapitur
Nga virusi i papritur.

Është një botë e plagosur
Të përçarë e sikletosur,
Për një gjë më vjen mirë
Për liderët në karentinë!

Ju punonjës të shëndetsisë
Jeni kalorës legjendarë,
Do shtegtoni nëpër vite
Si yje shpëtimtarë!

Për ju politikanë!

Pa kutim u bë jeta
Koha po fluturon,
Shumë plagë u hapën
Mjerimi e vuajtja gofon!

E thellë është vuajtja
Në shtëpi qëndron gjatë,
Endërroj ditë të mira
Ditë pa shtengatë.

Rrugë të mbyllura
Dështimi botës,
Dhimbja e zgjatur
Për njerëzit e tokës.

Me ne filloi karentina
Më e keqja njerëzore,
Me ide e gënjeshtra
Kjo botë njerzore!

Në burgun e heshtjes
Kam burgosur dhimbjen,
Nuk është kohë rebelimi
Por kohë Kurvërimi!?


Kjo Botë e madhe
Ka rënë në mjerim,
Ka rënë skamje
E plot trishtim!

Ra në shtypje
E plot trishtim,
Për atë krenari
T’a errësoi virusi i zi!

Jemi shtet në rrethim
Nga virusi në karentinë,
Jemi të dënuar ditë e natë
Pa vendim në gjykatë!?

Ju punonjës të shëndetsisë
Ju heronjët e njerzimit,
Në front të luftës keni mbetur
Të vetëm dhe të patrembur.

Jeni heronjë të kohës sonë
Legjendarë në këtë luftë
Që shkruani historinë,
Po shpëtoni mijëra jetë,
Në front të luftës qetë-qetë!

Juve lufta ju ka ngarkuar,
Jeni vetëm duke luftuar,
Se populli me qeverinë
Janë futur në karentinë!!

Ju heronjë të shëndetësisë
Do shtegtoni nëpër vite,
Si kalorësit e lashtësisë
Në kohë moderne,në kohë të zisë!

Po si shkëmb prej graniti
Ju qëndroni si urugan,
Nëpër dhomat e izolimit
Shpresë e vetme e njerëzimit!

- poezi nga Lutfi Coka


Nuk ka akoma asnjë votë


Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet