Më mbaj mend (për 1 muaj)


Tema: Poezi Për Koronavirusin

Ruaju Virusit!

Është mikrob që nuk shihet
Nëpër skuta bën vrojtim,
Kur gjenë “portë” ai hidhet.
S’ka mëshirë don ushqim!

Asnjëherë ai nuk shihet
Por si kafshë,por si dreq,
Në errësirë ai nuk shihet,
Për ne!?,.. është fatkeq!

Tani virusi me lehtësi
Përkëdhel bishtin e tij,
Na plagosi edhe shpirtin
Na kufizojë edhe dritën!

Kjo bishë,ky gjarpër
Ky dreq e ligësirë,
Erdhi në këtë botë,
Vetëm për keq, jo për mirë!

Ku e ke origjinën!?...
O virus i zi!?
Kokën në Amerikë
Bishtin në Azi!?

Ti virus nuk je bishë
Por je dreq me birë,
Terrorin e mbjellur
Në botën e shkrehur!?

- poezi nga Lutfi Coka


Nuk ka akoma asnjë votë


Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet