>
LETERSISHQIP

S’Kam Të Drejtë!...

Skam të drejtë!...

S’kam të drejtë
T’i drejtohem botës,
T’i them, ç’ka në planet
Po çfarë!?, …haj medet!?

Tani shpëtim ka
Edhe jetë kam,
Por në karentinë
Pa lulepravere jam!

Jeta po shkrumohet
Si shkrumohet hiri,
Ne vuajmë tragjedinë
E dimë ne, akoma më mirë.

Të poshtëruar
Të dërmuar,
Të varfër apo Rob
Virusi godet me top!

Pa u ngutur
Shpejt i ngritur,
Virusi na sakatoi
Në humnerë
një botë e çoi!

Desha të fluturoj
I heshtur nëpër botë,
S’kam ç’tju them tjetër,
Edhe hartë edhe shkop!