Më mbaj mend (për 1 muaj)


Tema: Poezi Për Koronavirusin

Pse Kështu?

Ka varre, s’ka dëshmorë
Botë e vdekur,botë e gjorë,
Shpresojmë përfundimi
Pas vuajtes,vjen gëzimi!

Po ku janë ato “krala”
Udhëheqës të botës mbarë,
Ju kujtojmë gjërë e gjatë
Për to malli na ka marrë!

Ky virus na dha mësim
Mos mallkoni në dinë e fe,
Mjafton një urim
Mos të pafsha në karentinë!?.

Nëpër net që ka bota
Këto ditë që sjell Europa,
Nëpër terr shumë viruse
Hapin varre,hapin puse.

Hapi sytë plot mërzi
Errësirë në gjithë botën,
Me zemër lus Zotin
Shpëto njeriun,shpëto Botën!

Flas me vete e çaj hall
Fantazoi nëpër Glob,
Ku janë të fortit
Që s’shihen dot!?...

Jemi në shekullin e atomit
Kjo më duket si përrallë,
Si kjo botë e zhvilluar
Është mbushur me plagë.!

Hënë e bukur plot me rreze
Hape dritën të shikosh
Këtë virus bimë të keqe
Me turpësi, qeveritë i mposht!?

Ditët në karentinë
Me vuajtje kalohen,
Rob ishim,Rob dhe sot
Për nesër,e din një zot!?

- poezi nga Lutfi Coka


Nuk ka akoma asnjë votë


Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet