Unë ul kokën, hesht duke u menduar!?... Ç'njerëzore, ciklone, orekse për të shkatërruar.
Si u bëmë kështu oree aman!?...,
As mirë, as keq, s'na gjendet derman!?.
Ishim më mirë, kur ishim keq.
Ishim bio, kishim vlera..
Sot "dreq" e për "dreq"!?...
Ah ç'farë realiteti!?...!
A do bëhemi një ditë?...,
Të dhemsur, të dashur, plot mirësi!?..
Me të gjitha cilësitë..!?
Pyes veten shumë herë..
Në dilemë jam, ç'të them s'po di,
Secili brenda vetes, duhet të jetë Njeri!!
Si u bëmë kështu..!?
Ku humbi zëri i ndërgjegjes!?
Ishim më mire, kur ishim keq,
Se ishim bio, ishim Njerëz!..,