Mbremje Buze Detit
Këtu në buzë deti
Një brez i ndritur
Ia shton bukurinë
Pret sa më parë
Të futet në errësirë!
Deti shumë i qetë
Valzime të bukura
Vijnë duke u lëkundur
Me lëkundje të lira.
Zhurma e valëve
Më nxit emocione,
I shoh me endje
Lëkundjet parcione.
Çdo valë që vjen
Përplaset mbi rërë,
E unë i qetë
Nga afër e ndjek.
Dhe pak minuta
Dielli perendon
E unë i qetë
Me azemër e uron.
E ngadalë,ngadalë
Çohem në këmbë
E lë në qetësi
Se neser e shijoi përsëri.
- Poezi nga Lutfi Coka
{{ risposta }}
Mesatarja: {{ nStars }} / Votuan: {{ nVotes }}
Më shumë nga Lutfi Coka
Komente 0