Lutfi Coka Poezi
Lutfi Coka

Mjekrra Si Stoli E Mendjes

Na ishte njëherë
Në kohë të vjetra
Për burra të mirë
Lihej dhe mjekrra.

E kur e shikoje
Një burrë fisnik,
Me mjekërr të dredhur
Dukej shumë simpatik!

I jepje vlersimin
Se ishte shkenctar
Kur mjekrra i shëndriste
Si ylli në ballë.

Po për çudi
Në këtë shekull të ri
U bë modë nga hera
Kudo të lihet mjekrra!

Më shumë e lënë
Politikanët kokëshkretë
Që t’iu duket vetja
Shkrimtarë apo poet!

Të vetëshpallur politikanë
Surratin të zi e kanë
Për të fshehur maskat
Lënë mjekrrën e gjatë.

Kur dalin në ekran
U duket vetja si Xhan
Si në të ftohtë e ne vapë
E kanë mjekrrën si cjap.

O njerëz mjekër gjatë
Mendoni ditë e natë
Se fëtyra me lesh nxirë
Nuk ta shton bukurinë!

Nëse doni simpati
Mbushni mendjen me dituri
Fëtyrën e zbukurohet me drejtësi
Jo me leshra bardhë e zi!

- Poezi nga Lutfi Coka



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0