Lutfi Coka Poezi
Lutfi Coka

Rilindja Ime

Si e don Shqipërinë
O rilindja ime!?
Atdheun e bëtë
Copa e thërrime.

Kështu e doni shqipërinë
Kur ikën Rinia,
Duke lënë prapa
Varfëri,pleq e plaka!?

Kështu e doni Shqipërinë
O rilindja jonë
Vendin e zhytët
Në krim e korrupsion.

Në krye oligarkia
Në pus Shqipëria,
Këtë gropë të madhe
E hapi PD e thelloi Rilindja.

Prokurori zhduk provat
Për krimin që lulëzon
Për shkaqe të vogla
Rilindja të dënon.

Drejtësia jep padrejtësi
Liron të pasurit,burgos të varfërit,
Rilindja këshu e don
Si makina pa timon.

Po ushtrinë si e don
Krimineli që tund vendin
Merr shpërblim kuvendin,
Ordinerët në burg i çon
Se kështu rilindja e don!

Me gënjeshtra e mashtrim
Me gënjeshta e besimin
Ju n’a vodhët besimin
Ne ju dham pushtetin
Jun a dhat kurbetin!….

Këtë që doni është ligësi
Këtë që bëni është tradhëti,
Tradhëti e ligësine
E pati PD e ka dhe rilindja….

Rilindja ime
Me kënaqësi ligjëron,
Për jetë më të mirë
Në botë na çon!?..

S’ka jetë më të mirë
Se në vendintim,
Kur shoh të ardhmen
Plot me gëzim!

S’ka jetë më të mirë
Ndoshta në farfëri,
Kur jam pran familjes
Plot me dashuri!

Si të jem i lumtur
Në rrugët e botës
Si shegert i vuajtur
Në buzë të gropës.

Të mirën më të mirë
Gjithkush e don,
Kur e mira më e vogël
Nuk i mjafton!

Kur zhytur në varfëri
Pa asnjë shpresë
Largohem për më mirë
Para se të vdes!?..

Nuk është heret
Por është dhe vonë,
Këtë rilindje të mallkuar
Historia shumë e dënon..

- Poezi nga Lutfi Coka



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0