>
BIOSHQIP

Grupi Lynx Drejt Shpërbërjes, Ikën Vokalisti

28-09-2014
Duket se "Lynx" janë infektuar prej fenomenit që përshiu pak vite më parë edhe "Burn".
Janë një nga grupet rok më "in" të viteve të fundit, pasi pëlqehen së tepërmi nga të rinjtë. Mirëpo "Lynx" kanë vendosur papritmas të ndahen. Më saktë është vokalisti Endrik Beba, i cili është shkëputur nga anëtarët e tjerë, për shkaqe ende të paditura.

I kontaktuar direkt, Endriku (ai me kapuç në foto) ka deklaruar se asgjë s'është akoma zyrtare, megjithatë nuk e ka mohuar largimin prej grupit. Duket se "Lynx" janë infektuar prej fenomenit që përshiu pak vite më parë edhe një tjetër grup të njohur roku, si "Burn".

Edhe atëherë ishte vokalisti Renis Gjoka, i cili u shkëput për të vazhuar karrierën si solist. Me shumë mundësi të njëjtën gjë duhet të bëjë edhe Enriku. Ndërsa "Lynx" duhet të gjejë një vokalist të ri, ashtu siç e gjeti edhe "Burn".
(Shqiptarja)

Grupi Lynx Drejt Shpërbërjes, Ikën Vokalisti