>
BIOSHQIP

Lyrical Son: Me Shumë Projekte Për Sezonin Veror 2015

05-07-2015
Lyrical Son, reperi i njohur i labelit P.I.N.T vjen në këtë intervistë ekskluzive për teksteshqip.com për të na rrëfyer disa nga projektet e këtij label-i për sezonin veror 2015. Ai këtë vit e ka nisur me projektin e këngës "A thu kush?" për të cilin thotë se është ndarë i kënaqur me suksesin e tij. gjithashtu ai na flet edhe për koncertet dhe të rejat e tij mbi jetën private... TeksteShqip: Lyrical Son, përshëndetje. Na tregoni pak rreth projekteve & angazhimeve tuaja së fundmi si solist dhe angazhimeve të labelit PINT në përgjithësi? Lyrical Son: Angazhime të shumta dhe punë rreth këngëve të ndryshme si për veti poashtu për të gjithë këngëtarët e estradës. Projekte të reja po vijnë, andaj vetëm mund të them se nuk po ndalemi...



TeksteShqip: A do të ketë projekte të reja muzikore nga ju këtë verë dhe nëse po a mund të na i shpalosni pak? Lyrical Son: Projekte do të ketë kur do të bëhet publikimi por deri tani nuk kemi data të caktuara për shkaqe teknike. TeksteShqip: "Athu kush" është një projekti i fundit që ju sollët dhe i pari nga ju për 2015-të njëkohësisht. Sa jeni ndarë e kënaqur me suksesin e këtij projekti? Lyrical Son: Projekti i "Athu Kush" si këngë ka arritur qëllimin e saj. Jam shum i knaqur me të arriturat e këngës si dhe mirpritjen e saj. TeksteShqip: A do të jeni të angazhuar me koncerte? Si qëndrojnë PINT me datat për këtë sezon veror? Lyrical Son: Jemi të angazhjuar në Shqipëri, Kosovë, MAqedoni, Mal të Zi gjatë gjithë sezonit veror do të na gjeni aty ku ka organizime dhe ahengje të ndryshme.



TeksteShqip: Ku do të mund t'ju gjejnë fansat më së shumti? Në cilat vende do të jeni më aktiv? Lyrical Son: Ne do të jemi çdo vend që na thërrasin dhe na kërkojnë. Por siç e ceka edhe më lart besoj se do të jemi prezent në të gjitha trevat shqiptare. TeksteShqip: Jeni njëkohësisht edhe tekstshrues i disa këngëve. Nga e gjeni inspirimin për tekstet dhe a do të konkuroni për çmimin "Teksti më i bukur muzikor i vitit" që organizohet në dhjetor nga www.teksteshqip.com? Lyrical Son: Së pari flm për komplimentin si dhe vlersimin, inspirimin e gjej nga rrethi dhe jeta e përditshme. Sa për konkursin nëse një nga tekstet e mija nominohet atëherë do isha hsumë i kënaqur.



TeksteShqip: Na fol pak për jetën private, dimë që jeni i martuar dhe herë pas here udhëtoni në Amerikë? A kanë menduar Lyrival Son & Gresa që shumë shpejt të bëhen prindër? Lyrical Son: Ajo është qështje e Zotit, normal që të gjith kan dëshirë të bëhen prindër një ditë. TeksteShqip: Duetet ose bashkpunime a do të ketë këtë vit nga PINT? Lyrical Son: Qurpizë (qesh). TeksteShqip: Po pjesmarrjen në një festival e ke menduar. "Kënga magjike" realizohet lve këtë vit, a do të merrni aty pjesë? Lyrical Son: Nuk marr pjesë në festivale ku nuk ka juri profesionale.



TeksteShqip: Albumi juaj i fundit ishte "Zimasamdhevy", njëkohësisht albumi më i suksesshëm i 2013-tës sipas statistikave të www.teksteshqip.com. Kur do të vijë për fansat albumi i rradhës? Lyrical Son: Njëherë nuk ka në plan album, ka shum këngë dhe projekte që kam realizuar. TeksteShqip: Festim, faleminderit shumë që ishe me ne në këtë intervistë. Çfarë porosie do lije për lexuesit në fund... Lyrical Son: "Mos ngoni tallava, ngoni muzikë t'mirë, paqe shëndet dhe lumturi".
(B.A/Teksteshqip.Com)

Lyrical Son: Me Shumë Projekte Për Sezonin Veror 2015