>
BIOSHQIP

Lyrical Son Nuk E Ka Problem

10-09-2014
Rep artisit i njohur, Festim Arifi apo Lyrical Son siç njihet në masë, duket se pas muajit të mjaltit ka ardhur përplot energji, ndërsa për publikun e vet do të sjellë risin e radhës. Reperi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social ‘Twitter’ ka lënë një mbishkrim i cili na bën me dije se ai së shpejti do të vijë me projektin e tij të ri i cili do të titullohet ‘S’e kom problem’, kështu të paktën ka shkruar Lyrical Son.

E ky mbishkrim më së shumti i ka bërë përshtypje fansave të tij të shumtë të cilët duket qartë se me padurim po presin projektin e ri nga i pëlqyeri i tyre. Ndryshe vlen të përmendet se ky sezon është mbuluar me këngë të cilat i ka shkruar reperi. Ai përveç se ka bërë këngë hite për shokët e Labelit të njohur P.I.N.T, ka shkruar edhe shumë këngë për këngëtarë të njohur të skenës, të cilat kanë rezultuar si këngë shumë të suksesshme.
(Tribuna)

Lyrical Son Nuk E Ka Problem