>
BIOSHQIP

Lyrical Son Flet Për Klikimet E Vjedhura

29-04-2015
Reperi i njohur Lyrical Son, është shumë i hapur dhe zakonisht flet pa dorëza. Ai, ka bërë të ditur se në Kosovë ka MC edhe më të mirë se këta që janë të famshëm, por që nuk kanë mundësi të dalin në shesh.

Reperi që ndër vite ka realizuar shumë bashkëpunime me këngëtar të ndryshëm, ka thënë me shaka se të tjerët pëlqejnë të bashkëpunojnë me të, vetëm se ai është ‘’i kuq’’ (leshkuq).

Ndryshe, Lyrical Son ka bërë të ditur se ndihet mirë me gjithë çfarë ka arritur, pasi arritjet e tij janë të pastërta. Festim Arifit që njihet me nofken Lyrical Son, thotë se ai nuk vjedh klikime.
(Indeksonline)

Lyrical Son Flet Për Klikimet E Vjedhura