TEKSTESHQIP

Mahmut Ferati
Leter Nga Malet
Lyrics

Ranë dy pika lotë
U thanë mbi një letër
Ndoshta bija ime
Të shoh një herë tjetër

Që t'jetosh me dritë
I kam ndezur zjarret
[2x]
Shpirti vjen te ti
Nëse zemra m'n'dalet
[/2x]

Do doja të vija
Te shoh sa je rritur
[2x]
Se malli për ty
Malet ka mërzitur
[/2x]

Për ty ju kam folur
Luleve t'pranëverës
Se të kam larg syve
Por t'kam afër zemrës
Nëse të mungoj
Në ditëlindjet tua
Mbylli sytë se n'andërr
Do t'flasësh me mua

Do doja të vija
Te shoh sa je rritur
[2x]
Se malli për ty
Malet ka mërzitur
[/2x]

Unë për hir të dritës
Jetova n'errësir'
Që ti n'prehër t'nanës
Të rritesh e lirë

Nëse bija ime
Nuk kthehem nga malet
Ma ruaj amanetin
N'letër i ke fjalët

Do doja të vija
Te shoh sa je rritur
[2x]
Se malli për ty
Malet ka mërzitur
[/2x]

DËRGOI: