TEKSTESHQIP

Mahmut Ferati
Ndoshta Isha Pak E Re
Lyrics

Ti po qesh e unë po lotoj
Dhimbjen s'mund ta duroj ma
Zoti zemrën s'ma krijoi
Qe të luash ti me të

Ndoshta isha pak e re
Dhe s'të njoha mirë kush je
Ndoshta fajet i kam unë
Që t'besova ty kaq shumë

Është shumë lehtë
T'mashtrosh një zemër
Që s'di lajka e dredhi
Që s'mban brenda asnjë emër
Përveç emrit dashuri

Ndoshta isha pak e re
Dhe s'të njoha mirë kush je
Ndoshta fajët i kam unë
Që t'besova ty kaq shumë

Do t'pendohesh një ditë kotë
Do të t'zënë mëkatet tua
Mos harro se është një Zot
Që t'sheh ty e që m'sheh mua

Ndoshta isha pak e re
Dhe s'të njoha mirë kush je
Ndoshta fajët i kam unë
Që t'besova ty kaq shumë

DËRGOI: