TEKSTESHQIP

Mahmut Ferati
Plaku Dhe I Riu
Lyrics

O çka plaku që u ankohet
Me djem t’ri nuk po pajtohet
E ka marrë sharkinë e vjetër,
Se s’i mbet ma kurrgjë tjetër

O ja ka nis hallet me i qa,
thotë u prish kjo dynja,
halle-halle është kjo jetë
me një hall si gjen dy vetë

O çka po shoh sot n’këtë dynja
kurrë ma herët nuk kam pa
nuk kam pa mos pafsha kurrë
me u rritë djalë mos me u ba burrë

O hajt bre babë ti dert mos ki
se s’është n’modë me pas burrni

O ka kalue koha jote,
si merr vësh punët e kësaj bote

O mjerë për ty o djali jem
S’koka n’modë sot me pas mend

T’paska hi n’mendje ni dreq,
Mirë me t”fol po t’doket keq

O mos fol babë zi e ma zi
edhe vet je kanë i ri
Ti dikur vet ke pas thanë,
vend pa shku nuk e kam lanë

O kur jam kon i ri dikur,
grave s’ju kam përngja’ kurrë,
Pa shku vend nuk e kam lanë
Burrë jam kanë e burrë m’kanë thanë

O shumë i smunt je mor plak,
muhabetin e ki t’gjatë
O shkurt e shqip se nuk po flet,
se ma more kohën krejt

O s’jam i smunt po shnosh si mollë,
shqip s’po doni ju me ju fol
Kush si ju kurrë mos u baft,
Smuja juve mos i raftë

O s’asht njësoj maraku, i ziu,
çka don plaku s’don i riu
O njani tjetrin me pa e njohim
Krejt njësoj jetën s’e shohim {x2}

DËRGOI: