>
LETERSISHQIP

Sofër Me Plumba E Shtruar

Ja ku e ke shtruar me plumba,
sofrën ku gatova lirinë,
për darkën e kombit tim,
kur u ktheva vonë nga arat,
të bëja bukën e re misërishte,
për trimat, që
ende nuk janë kthyer nga malet.
Mitrovica kërkon prapë trima,
aty jo nuk fluturojnë
të gjitha shqipet e lira të Kosovës.
Shtruar me plumba e ke
armiku im i vjetër,
me të njëjtën qime!
Dëshira ime e ndaluar tani,
nga paqja e botës,
për lirinë plotë të vendlindjes sime,
për tërë trollin tim,
po pret në sirtarët
e tavolinave diplomatike,
me njërën dorë
në sofrën e plumbave,
që t’i hamë bashkë një ditë.