>
LETERSISHQIP

Lot Prej Dheut

Sa herë më quajtën mërgimtare,
zemër e pikëlluar u bëra,
ujitur me lot, lagur me riga gjaku,
djegur me mallin e adheut.
Dhe refugjate kur më thanë,
nga gjoksi zemrën nxora,
të mos çahej e mbaja,
me duar të buta femre.
Mbuloja shpirtin,
me plisa të dheut tim,
i bëja baltë, që
të shkelja mjaltin e huaj.
Lulet më lironin helm,
në blerimin e refuzueses isha.
Shporruni!!
Më vinte të klithja,
por atdheu ma shkelte syrin:
Mbahu!
Nesër një ditë tjetër vjen.