>
LETERSISHQIP

Kushtrimi I Lirisë

Adem Jashari, komandat legjendar
Më 28 nëntor, Ditën e Pavarësisë
të shtetit më të ri në botë,
mu në zemër të Drenicës,
lindi një nip i Azem Galicës.

Si të dilte nga thellësi e tokës,
nëna i dha emrin e lashtë Adem,
e të lidhej tok me dheun
miti tjetër si Anteu

Kur e mori nëna në duar,
e mbuloi me flamur
dhe e bekoi me dashuri:
Luftofsh, bir për shqiptari!

Djali u rrit e u bë burrë,
u betua në flamur,
se i gjallë nën shka s'jetoj,
dhëmbë për dhëmbë me të luftoj.

Pushka e tij e dha kushtrimin:
Nën shka s’e duroj roberinë.
U trimërua edhe fëmija,
nuk kish frikë nga Sërbia!

Si rrufeja kur i bie një lisi,
me Sërbinë luftën e nisi,
u shkund fort e tërë Evropa,
si të kishte tërmet gjithë toka.

Këndon pushka në kullë prej gurit,
predha, gjyle pret Ademi.
Edhe fëmija në drirare,
i hedhnin armikut fishekzjarre.

U vra trimi duke kënduar,
e në Zot duke u betuar,
nuk e lëshoj kullën e babës plak,
pa u mbuluar të gjithë me gjak.

Brez pas brezi do të nderohet,
e do ta kujtojë historia,
se me Adem Jasharin,
bënë luftë edhe fëmija.

Pushka e tij dha kushtrimin,
që Serbisë t'ia qesim tymin,
e të marrë vesh përjetë e mot,
se kjo tokë shqiptarin ka zot.

Mos e mësyj më, shka, Kosovën!
kij kujdes, more karpat!
Adem Jashari nuk vdes kurrë,
edhe në varr të lan me gjak.