>
LETERSISHQIP

Mullisi Dhe Fëmija

Pa fëmija një mulli,
tek një lumë që po e shponte,
i shkoi mendja si për dreq,
në mos rrymë ai prodhonte.

Mullisi i bardhë nga mielli,
kapi fëmijën ngrohtë për dore:
Eja, bir, bashkë me gjyshin,
të hamë bashkë një akullore!

Ky mulli, biri im!
Është i vjetër sa gjyshi im,
nuk pushon natë as ditë,
bluan drithër, nuk jep dritë.

Ti çuditesh, unë e di,
pse mulliri s’është muze,
në këtë shekull të teknikës
që ka zbardhur kohë e re.

Prapë çuditesh, por dëgjo!
Akolloret që hamë ne,
kanë brenda edhe miellin tim,
jo vetëm lëng frutash e sheqer.

Lëpin gjyshi akullore,
dhe mustaqet i bën pis
nuk pranon si thotë fëmija,
të jetë mësues, e jo mullis.

Këmbëzbathur në një luginë,
ku një lumë shkon me rrëmbim,
Mulliri i Lekë Bardhit,
bluan miell për fshatin tim.