>
BIOSHQIP
Biografia
Në background-in e saj muzikor, Malvina Likaj ka të shënuar pjesëmarrjen në edicionin e 6-të të “The Voice of Albania”, nën drejtimin e skuadrës së Rona Nishliut. Malvina kreu studimet e larta në Universitetin e Arteve studimet në Universitetin e Arteve dhe u diplomua per Kanto ne korrik te vitit 2022. Ka performuar si soliste në një sërë koncertesh dhe festivalesh kombetare. Aktualisht punon ne TKOBAP(Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor) ku zhvillon edhe veprimtarine e saj artistike.

Në vitin 2017, Malvina Likaj merr pjesë në The Voice of Albania 6.

Më datë 12 Gusht 2018, Malvina Likaj publikon coverin e kenges "Yazık Diyemem Ki".

Më datë 28 Dhjetor 2018, Malvina Likaj publikon coverin e kenges "Era".

Malvina Likaj u prezantua për herë të parë në Kënga Magjike 2019 me këngën “Mos më kërko”.

Projekti saj me i ri eshte "Buqete jugu"(kolazh me kenge permetare) i risjelle ndryshe per publikun shqiptar.