>
BIOSHQIP
Biografia
Rap-artistja Mani është me prejardhje nga Prizreni, ndërsa duket qartë synimi i saj për të zënë vend si një nga emrat e rinj më të spikatur të estradës. Tregu muzikor shqiptar tashmë është pasuruar shumë me femra të cilat këndojnë hip-hop, të cilat janë mirëpritur nga publiku.

Më datë 17 Gusht 2018, Mani publikon videoklipin "Bom Bom". Producent i këngës është Dual Vox, ndërsa për tekstin është kujdesur vet reperja. Kënga është vizualizuar edhe me klip, i cili i përshtatet mjaft mirë këngës, dhe është xhiruar në Prizren. Ana vizuale e projektit i është besuar produksionit XL Films.

Më datë 30 Nëntor 2018, Manii publikon videoklipin "Papi Qulo".

Më datë 8 Qershor 2019, Manii publikon videoklipin "Lujti".