>
BIOSHQIP

Manjola Nallbani I Lejon Vetes Një Verë Të Gjatë Pushimesh

18-08-2012
Me seksi se kurre, me linja te persosura, nje trup te tonifikuar dhe ngjyren cokollate qe i ka dhene kjo vere, vjen sot ne faqet e suplementit "Summer Time", te gazetes "Koha Jone", kengetarja Manjola Nallbani.

Pasi prezantoi ne ekranin e televizionit "Klan" dy kenget e reja, kushtuar Pavaresise dhe Tiranes, Nallbani i ka lejuar vetes nje vere te gjate pushimesh, qe e kane cuar nga plazhi i mrekullueshem i Dhermiut tek ai ekzotik i Palma De Mallorcas. Udhetime, te cilat Manjola i ndan me njerezit e saj me te shtrenjte, bashkeshortin dhe dy vajzat e saj.

Vera

Sezoni i veres eshte me i lakmuari per kedo, qe pas nje viti intensiv pret te kridhet ne valet e detit dhe ta shijoje sa me shume kete periudhe te vitit, larg streseve, punes se perditshme, mesimdhenies ne Universitetin e Arteve, pergatitjes per koncerte, krijimtarise e cdo impenjimi tjeter. Keshtu, deti eshte joshja per te gjithe. Nderkaq, aktivitetet sportive buze tij, jane menyra me e mire per ta bere sa me te larmishme diten. Nje loje tenis, eshte gjithmone interesnate. Aq me teper kur ajo luhet nga nje femer qe terheq syte e cdo njeriu. Kur vene re qe ajo eshte kengetarja e madhe e skenes, Manjola Nallbani, atehere kurioziteti behet edhe me i madh. Fotot qe ju sjellim, jane deshmia me e mire e gjithckaje qe thame me lart. Nderkaq, mesa dime ne, vera me aventurat e saj, vijon per kengetaren Nallbani.

Kenga

Nuk e ka lene asnje moment pas dore krijimtarine muzikore. Gjithmone me kenge qe kane terhequr pas vete publikun, dhe qe jane kthyer ne te preferuarat e tyre. E ndersa nje kenge ben ciklin e vet tek audienca, nje artist i impenjuar e di se eshte koha per te sjelle risi. Por, Manjola nuk ka realizuar nje, por dy kenge. Te dyja mjaft te dashura dhe te perzemerta per te. Te dyja me nje fabul sa personale, aq edhe te gjere. E para i kushtohet Tiranes, qytetit te saj, ne te cilin ajo u lind dhe jeton, e qe ishte edhe nje amanet i babait te artistes. Kenge, e cila eshte prezantuar per publikun, ne programin "E diela Shqiptare", dhe kete fillim shtatori do te vije edhe me nje klip mjaft festiv. Kenga tjeter i kushtohet 100 vjetorit te Pavaresise, dhe gjithashtu do te vije edhe me nje klip mjaft cilesor. Por, perpara se te shohim punet e reja te Manjoles, eshte ende vere, e ne vere ka pushime e det. Sic jane edhe keto foto.
(Ilda Lumani Koha Jone)

Manjola Nallbani I Lejon Vetes Një Verë Të Gjatë Pushimesh